Basania U19 e ka nisur kampionatin e kategorise se pare ku merr pjese me fitore teksa ne ndeshjen e pare ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Beselidhjes fale dy golave te shenuar nga futbollisti Limani.

Ne krye te ketij ekipi sivjet eshte emeruar trajneri Ersi Çaku. Ai nuk ka hezituar per asnje moment qe t’i thote “po” ofertes se presidentit Shimaj dhe arsyen pse ka vepruar keshtu, ai i ka bere te ditur ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” ku ka folur edhe per synimet e se ardhmes.

“Mu be nje oferte dhe une nuk hezitova per asnje moment per ta pranuar sepse deshiroja te nisja nje eksperience te re, me nje ekip me te madh ne moshe. Por kishte edhe nje tjeter arsye qe me shtyu ta pranoja ate.

Pjese e saj sivjet jane bere edhe emra të tillë si Gilman Lika e Safet Osja janë një vlerë e shtuar jo vetëm për Akademinë Basania, por edhe për Shkodrën. Normalisht që edhe për mua oferta e cila mu bë nga drejtuesit, më bëri ta pranoja me kënaqësi atë që të isha pjesë e saj.

Mjafton të kesh në staf dhe kolegë këto dy emra dhe normalisht ke se çfarë mëson nga përvoja e tyre. Unë e pranova me shumë kënaqësi ofertën për të qenë pjesë e Basanias sepse dëshiroj të marr disa përgjegjësi më shumë në drejtimin e ekipit U19 që më është besuar.

Unë synoj të bëj më të mirën në drejtimin e këtij ekipi, për ata djem të cilët janë pjesë e tij dhe synojnë të ecin përpara në karrierën e tyre dhe po ashtu, synoj të bëj mirë edhe në aspektin personal për të hedhur një hap më të rëndëisshëm në karrierën tim si trajner.