Partizani-Vllaznia ishte supersfida e javës së kaluar në Superligë. Sfida e luajtur në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim pa gola, 0-0. I ftuar në emisionin “Pressing”, trajneri i Partizanit, Ilir Daja foli për sfidën ndaj Vllaznisë, kampionatin dhe afrimet e bëra në merkato.

“Është e vërtetë që Shkodra ka bërë një kampionat shumë të mirë deri tani. Terreni i Elbasanit? Unë do të thoja që terreni I stadiumit të Elbasanit është më I miri në Shqipëri. Në kampionatet e kaluar nuk është luajtur kaq shumë që në fillim të janarit pasi edhe moti nuk është I përshtatshëm.

Deri nga minuta e 80 terreni ishte shumë e mirë përveç pjesës së portierave. Me rritjen e shirave u bë gati e pamundur që në atë pjesë të finalizimit kishte vështirësi dhe kjo u pa në dy rastet tona që topi ngeli pa shkuar në rrjetë.

Që nga java e parë e deri tani, Vllaznia ka bërë futbollin më të mirë duke ruajtur vazhdimësinë. Edhe ne kemi prodhuar futboll të mirë, por Vllaznia e ka bërë në shumë ndeshje dhe kjo e ka bërë diferencën me klubet e tjera”.

Afrimet e merkatos dhe objektivi? “Deri në këto momente nuk kemi forcë të shtuar kampionatit veç Muratajt dhe Çinarit që e njohin kampionatin. Nuk do të kemi dhimbje koke për zgjedhje dhe natyrëshëm duhet menaxhuar të gjitha forcat.

Me merkaton e bllokuar bënim zëvendësim me vonesë, ndërsa tani është ndryshe. Afrimet e bëra nuk janë ende në gjendje e mendoj që në të ardhmen do të jenë forcë e shtuar. Ne shpresojmë që më këto afrime të marrim edhe rezultate, por kjo ngelet për t’u parë”.

Edon Hasani? “I kemi ofruar ndihmën tonë pasi Hasani nuk ka dal në stërvitje me ne. Është një suport nga ana jonë për këtë lojtar që ka bërë shumë mirë në Superligë.

9 pikë janë shumë, por edhe pak pasi duhet të gabojë Vllaznia e të fitojnë skuadrat e tjera.  Ne jemi forca e dytë e kampionatit për golat e shënuar. Solomonin 90% e rasteve nuk ka qenë qendërsulmues, por është përdorur si anësor. Kemi disa alternative që mund t’I përdorim si sulmues I parë.

Kemi Kardozo, Junior, Bardhin apo edhe Çinarin që mund të luajnë në këtë rol. Solomon është larguar me marrëveshje dhe gjej rastin ta falenderoj për kontributin që ka dhënë për këtë klub. Vllaznia kampione? Neve si Partizani kërkojmë që të marrim maksimumin, por në fund ta fitojë ajo skuadër që e meriton”, u shpreh Daja./newsport/