Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha pritet të transferohet nga Fenerbahce te Mainzi gjatë kësaj merkatoje. 24-vjeçari, nuk ka arritur të gjej veten nën urdhrat e trajnerit Jorge Zhezus, teksa po mendon largimin nga skuadra turke.

Sipas medias turke “Fantatik”, Mainzi është gati të paguajë 5 milionë euro për shqiptarin, i cili ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Gjermanisë.

Vlen të theksohet se Fenerbahce kërkon të shesë Berishën për të njëjtën shumë, për pesë milionë euro që pagoi sezonin e kaluar, për ta transferuar. 24-vjeçari është aktivizuar gjithsej 33 ndeshje gjatë sezonit të kaluar te Fenerbahce, ku shënoi 7 gola dhe bëri 3 asistime.

Ne Gjermani jane te bindur se lojtari do te kaloje tek Mainz, megjithate duhet pritur. Deri me 31 gusht kur mbyllet dhe merkatoja, gjithçka mund te ndodhe.