Ecuria e Vllaznise ne keto javet e para te kampionatit ka qene e shkelqyer dhe jo me kot ajo eshte ne vendin e pare te renditjes. Specialiste, gazetare dhe opinioniste mundohen ne çdo moment te gjejne arsyet e kesaj ecurie dhe shumekush ia faturon suksesin e deritanishem trajnerit Brdariç.

Edhe mbrojtesi Eni Imami mendon se trajneri eshte pika me e forte, per menyren si i motivon ai perpara çdo ndeshje dhe per kete arsye shprehet:

“Trajneri jone eshte shume i mire, eshte i qete, i komunikueshem, i afrueshem. Madje, edhe ata lojtare qe nuk luajne, e di qe e duan.

Trajneri Brdariç ka diçka te veçante ne krahasim me trajneret e tjere. Para çdo ndeshje na thote te luajme e te kenaqemi. “Luani dhe kenaqni veten, sepse ne fund te fundit futbolli eshte nje loje. Gaboni e beni çfare te doni, por mundoheni te kenaqni veten”- na thote ai.

Kuptohet qe ne nuk duam te gabojme dhe mundohemi te bejme me te miren, por kur nuk je nen presion, te ben te japesh edhe me shume ne fushen e lojes dhe po ta shikoni secili prej nesh po jep me te miren nga vetja e tij dhe prandaj kemi patur keto rezultate