Vllaznia mori një pikë të artë në transfertë ndaj Partizanit. Takimi në “Elbasan Arena” u mbyll pa gola dhe “balta”, I ndihmoi jo pak shkodranët. Këtë gjë e pranon edhe Imami, mbrojtësi i Vllaznisë që I ftuar në emisionin “Pressing” u shpreh:

“E vërtetë, na pa Zoti me vërtetë. Në një fushë normale, ishte gol ai rasti i fundit për Partizanin. Them që ishte 100% gol. Me Partizanin u futëm në fushë për dy rezultatet.

Edhe barazimi ishte super. Eufori te Vllaznia? Është vetëm gëzimi i tifozëve, pasi ne lojtarët po tentojmë ta mbajmë qetësinë”.

“Klasifikimi mund të ndryshojë çdo javë. Fakti që ne jemi këtu është se kemi fituar shumë ndeshje radhazi dhe kemi pasur vetëbesim jo të tepruar.

Laçi është një skuadër për t’u vlerësuar. Mazrekaj është lojtar që mua më kënaq dhe unë e vlerësoj shumë”./newsport/