Pritej të ishte i gatshëm për sfidën e së shtunës ndaj Laçit, por duket se kjo nuk është e mundur. “Shkodra Sport” meson se lojtari ditën e sotme nuk është stërvitur me grupin, por thjesht ka zhvilluar disa vrapime të lehta rreth fushës stërvitore.
Kjo do të thotë se mbrojtësi kryeqytetas nuk do të jetë i gatshëm për ta nisur nga fillimi ndeshjen e rradhës. Shpresat janë që të paktën të jetë i gatshëm për të qenë në stol.
Një situatë e tillë nuk e ka shqetësuar aspak trajnerin Thomas Brdariç i cili vazhdon t’i besojë Dajan Shehit ashtu siç ka bërë në tre ndeshjet e fundit por edhe në disa të tjera përpara.
Shehi do të formojë katërshen e mbrojtjes për ndeshjen në Laç bashkë me Adilin në qendër si dhe me Gurishtën e Isaevskin në krahët e këtij reparti.
Vllaznia në tre ndeshjet e fundit nuk ka pësuar gol dhe kjo tregon njëfarë stabiliteti të treguar dhe padyshim që një gjë të tillë do të mundohen ta vazhdojnë edhe në sfidën e së shtunës ndaj një rivali direkt siç është Laçi./SHKODRA-SPORT.COM/