Ne kampionat Dinamo eshte larg pritshmerive, ne Kupe u eliminua mbreme nga Partizani dhe kesisoj sezoni i bluve po shkon drejt deshtimit. Nga nje gje e tille ne fakt duket e ka zhgenjyer shume futbollistin e saj Eni Imami.
Ai la ne vere Vllaznine per te nisur nje aventure te re me Dinamon e cila shpresonte te ishte po aq e suksesshme sa ajo me kuqeblute dhe pse jo edhe me e mire. Por gjerat nuk kane shkuar ashtu.
Vete Imami permes nje postimi te bere ne rrjetet sociale, thote disa fjale qe kane te bejne shume me vazhdimesine teksa shkruan:
“Sot është një ditë e re për të mësuar, nesër është një ditë e re për t’u përmirësuar. Gjithmonë në vazhdim”. Por ne kete postim te lojtarit, ka reaguar edhe sekretari i Vllaznise Blendi Dibra qe ka bere nje koment qe mund te kete brenda edhe shume te verteta.
“Sezonin e ardhshëm, zgjedhja më e mirë për të nisur një aventurë të re”- i ka shkruar zyrtari i Vllaznise futbollistit dinamovit. Kuptohet kjo ka patur edhe humorin brenda, por mund te kete edhe te verteta.
Imami u largua nga Shkodra ne perfundim te aventures europiane veren qe shkoi permes lotesh dhe kjo do te thote se tek Vllaznia e ka gjithmone deren e hapur./SHKODRA-SPORT.COM/