Ky eshte sezoni i trete qe luan larg Vllaznise, megjithate Olsi Gocaj sa here qe shfaqet ne fushen e lojes, tregon klasin e tij duke treguar se mosha kalon, por vlerat e tij sportiv nuk mund te anashkalohen.

32 vjeçari shkodran eshte pjese e ekipit te Flamurtarit me te cilin po mundohet te jape me te miren e tij per ta rikthyer serish ne nivelet ku i takon te jete kjo skuader me shume emer dhe histori.

Pak dite me pare, ne ndeshjen e kampionatit shenoi nje supergol pas nje depertimi ne krahun e majte dhe nje gjuajtje me hark nga jashte zone.

Nderkohe ne ndeshjen e djeshme ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Vllaznise, te vlefshme per Kupen e Shqiperise, Gocaj ka bere nje performance shume te mire duke qene i pakalueshem ne krahun e djathte te mbrojtjes ku ai luan.

Perpos kesaj, mjafton kjo foto per te treguar edhe njehere tjeter klasin e ketij lojtari. Nje fluturim ne ajer, ne perpjekje per te penguar nje top, tregon se lojtari i cili ka luajtur mbi 200 ndeshje vetem ne kampionat me Vllaznine, eshte serish ne forme dhe po jep me te miren per Flamurtain./SHKODRA-SPORT.COM/