Nëntë pikë diferencën me Teutën ndjekëse, kur janë luajtur 15 ndeshje në kampionat. Entuziazmi te Vllaznia është i madh dhe futbollistët nga java në javë besojnë edhe më shumë te titulli kampion.
Eni Imami, mbrojtësi i kuqebluve, pas triumfit në Ballsh e lëshon një sinjal të qartë për rivalët. “E kemi sjellë deri në Fushë-Krujë titullin, avash avash po vjen në shtëpi”, shkruan Imami, i cili normalisht e di shumë mirë se ka ende shumë rrugë për t’u bërë.
Ne fakt ne Shkoder ka nisur festa. Kuptohet qe ka ende edhe shume rruge per te bere deri ne fund, por kjo skuader po bind dhe duket ne rruge te mbare.
Mbremjen e sotme, futbollistet e Vllaznise jane pritur si kampione ne Shkoder. Kuptohet qe endrra e tyre ndoshta sivjet eshte me afer se cdohere tjeter dhe prandaj kane pse te enderrojne.