Kristjan Asllanit nuk do i duhet të presë gjatë për të debutuar me Interin në Serinë A. Marcelo Brozoviç ka pësuar një lëndim në pulpën e tij të djathtë dhe gjendja fizike e tij po vlerësohet nga mjekët e klubit.

Por në mediat italiane bëhet me dije se edhe në rast rekuperimi, do të këshullohet që kroati të qendrojë në stol për të shmangur rreziqet e mundshme.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Inzagi e ka gati zëvndësuesin për ndeshjen e së shtunës mbrëma. Kështu Kristjan Asllanit i vjen shansi i artë për të qenë titullar që në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të zikaltërve.

Interi do të përballet me Leçen dhe mesfushori shqiptar do të ketë mundësinë të tregojë se sa vlen.