Volejbolli ne Shkoder nuk po gjen qetesi. Nga viti ne vit, jane te shumte sportistet te cilet vendosin te braktisin Vllaznine dhe kete qytet. Dikush per studime, dikush tjeter per nje oferte me te mire financiare, e te tjere per ta lene perfundimisht sportin ngaqe nuk shohin perspektive tek ai.

I rradhes qe i jep lamtumiren Vllaznise eshte Aron Dibra (lojtari me numrin 1 ne foton e ketij shkrimi). 18 vjeçari i talentuar qe ishte pjese e rendesishem e ekipit ne sezonin e fundit duke luajtur ne rolin e liberos, do te nise studimet ne Gjermani dhe si rrjedhoje do te largohet nga Shkodra dhe Shqiperia.

Nje gje e tille do te shkaktoje jo pak probleme per trajnerin Kalaja qe duhet te mendoje per zevendesuesin e tij. Dhe ne fakt nuk do te jete aspak e lehte. Nje vit me pare u largua liberoja Renato Kola, anetar edhe i ekipit kombetar dhe nje nga liberot me te mire ne Shqiperi.

Dibra ndonese ne moshe te re e zevendesoi ashtu si duhet, duke spikatur me performancen e tij, por kjo gje zgjati vetem nje vit. Tashme ne kampin kuqeblu duhet te mendojne per te gjetur nje tjeter volejbollist per kete pozicion.

Vllaznia ne gjithe keto vitet e fundit ne fakt ka hasur shume probleme me largimet e lojtareve dhe kjo ka bere qe ajo te mos jete asnjehere ne lartesine e duhur. Keshtu mbase do te jete edhe ne sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/