Skuadra e Tërbunit ka nisur prej kohësh punën për sezonin e ri futbollistik. Pukianët kanë lënë Tiranën dhe tashmë janë zhvendosur në Pukë për t’i dhënë “dorën e fundit” përgatitjeve.

Siç bëhet me dije, stërvitjet do të jenë intensive, teksa do kryhen dy seanca në ditë. Në orën 9:30 dhe orën 17:00, do jenë dy oraret kur do të zhvillohet seanca stërvitore.

“Itinerari i ekipit tonë gjatë fazës përgatitore në Pukë! 9:30 paradite dhe 17:00 pasdite në stadiumin “Ismail Xhemali” Pukë. Dy ngjyra, një emër, Tërbun të kam në zemër”, shkruhet në faqen zyrtare të Tërbunit.

Kujtojmë që Kategoria e Parë nis në datën 3 shtator, ndërsa në Pukë po vijojnë përgatitjet për edicionin e ri futbollistik./newsport/