Lion Cahani dhe David Kras niqi janë dy lojtarët e radhës në provë te Tirana. Në stërvitjen e djeshme trajneri Orges Shehi priti dy lojtarë të rinj në ekip për t’i testuar. Bëhet fjalë për një mesfushor qendre dhe një sulmues të dytë që trajneri duhet t’i vëzhgojë me kujdes deri në fund të javës dhe më pas të japë verdiktin përfundimtar.

CAHANI- Lion Cahani është shqiptar. Ai ka lindur në Tiranë dhe ka dalë nga Akademia e Futbollit. Prej sezonit 2020-2021 ka qenë pjesë e skuadrës së moshave dhe ekipit të parë të HNK Gorica.

Ka luajtur vetëm 28 minuta në Kupën e Kroacisë. Është sulmues i dytë dhe kërkon të tregojë veten te Tirana, ndonëse është 20 vjeç.

KRASNIQI – David Krasniqi është vetëm 19 vjeç. Luan si mesfushor qendre dhe mesfushor i avancuar. Ka lindur në Payerne të Zvicrës, por ka prindër kosovarë. Ka dalë nga moshat e Ksamaksit dhe së fundmi ka luajtur me FC Portalban.

Në kampionatin e fundit të Ligës së dytë Interxhionale është aktivizuar 14 ndeshje dhe 648 minuta.

Në stërvitje kanë treguar se nuk janë pa gjë, por duhet të jetë trajneri ai që do të japë verdiktin përfundimtar. Pas dy të shtunash nis sezoni, ndërsa bardheblutë duhet të përballen në javën e parë me Kukësin.

Në këtë moment që flasim, Tirana ka minus disa titullarë nga sezoni i fundit, duke filluar nga Toli, Totre, Hoxhallari e Ngo. Kuptohet që me këtë gjendje Tirana duhet të marrë lojtarë të tjerë.

Në fillim është sulmi që duhet të plotësohet dhe më pas repartet e tjera. Bomberi është emergjent, ndërsa duhet të zëvendësohet Totre dhe lojtarë të tjerë që mund të largohen. Problemi më i madh i Shehit është mbulimi i sulmit nëse largohet edhe Taulant Seferi.