Eshte ndare nga jeta ne moshen 80 vjeçare nje nga emrat e njohur te boksit shkodran dhe atij shqiptar, Mark Bishkashi. Ai kishte disa kohe qe ishte i semure dhe si rrjedhoje semundja i ka marre jeten mengjesin e sotem.

Mark Bishkashi ka boksuar ne vitet 1957 deri ne vitet 1963, vit qe sistemi i asaj kohe e mbylli sportin e boksit. Marku ka qene kampion kombetar dhe sportist i ekipit kombetar.

Ne vitet 1991 Mark Bishkashi ka qene nje nga figurat i cili kontriboj per rihapjen e boksit shkodran. Per disa vite ai ka qene trajner i ketij sporti, ku nga duart e tija ka dalur nje nga boksieret me te mire ne Shqiperi, Sokol Buliqi.

Varrimi do te behet sot ne oren 19:00 tek varrezat katolike Rrmaj. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Bishkashi per humbjen e njeriut te saj te dashur, por edhe komunitetit te boksit per ndarjen nga jeta te nje pjestari dinjitoz te tij.