HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIncidentet ndaj Tiranës mbyllin 'Loro Boriçin', ja cilat ndeshje luan Vllaznia pa...

Incidentet ndaj Tiranës mbyllin ‘Loro Boriçin’, ja cilat ndeshje luan Vllaznia pa tifozë

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës, solli në kujtim ndeshjet e sezonit të shkuar ku thuajse në çdo javë, kishte akte dhune në stadiumet shqiptare. Takimi u ndërpre dy herë për shkak të hedhjes së shisheve në fushën e blertë, duke bërë që Komisioni i Disiplinës të marrë edhe një vendim të ashpër për shkodranët.

Disiplina e ka dënuar Vllazninë me 4 ndeshje pa tifozë, por në një vendim të dytë e ka pezulluar gjysmën e dënimit duke lënë në fuqi vetëm 2 ndeshje, por Vllaznia është në provë për 6 muaj. Kështu, shkodranët do të luajnë dy takimet e radhës në “Loro Boriçi” me shkallët e boshatisura.

Javën e katërt të Superiores, Vllaznia luan në transfertë ndaj Teutës ndërkohë që po në transfertë luan edhe në Kupë ndaj Burrelit. Në javën e pestë dhe të gjashtë, Vllaznia do të luajë në shtëpi kundër Luftëtarit dhe Skënderbeut e në të dyja takimet, do të jenë pa tifozë. Shkodranët mund të rimbushin shkallët, vetëm në Kupë ndaj Burrelit ose në kampionat ndaj Partizanit. /VipSport/

Ndeshjet e Vllaznisë pa tifozë:

Java e 5-të
Vllaznia-Luftëtari

Java e 6-të
Vllaznia-Skënderbeu

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments