Në dhomat e zhveshjes Adili ka qenë shumë i nervozuar për atë që ndodhi dhe refuzoi të prononcohej për mediat. Mbrojtësi kuqeblu nuk pranoi të bënte një reagim për atë që ndodhi në Korçë.

E njëjta gjë edhe me Zguron, që ndoshta i nxitur nga klubi, nuk ka pranuar të komentojë atë që ndodhi. Ndërkohë, Adili refuzoi edhe kontaktet me korçarët dhe mbi të gjitha me trajnerin Migen Memelli, që shkoi të sqaronte gjithçka në dhomat e zhveshjes, por pa rezultat.

Mbrojtësi kuqeblu mori kartonin e parë të verdhë në fillim të ndeshjes për një ndërhyrje ndaj Mensah dhe pas përfundimit të pjesës së parë, u përfshi në një debat me kapitenin e Skënderbeut, Zguro.

Mes të dyve hyn trajneri korçar, Memelli, që në tentativë për t’i ndarë, shtyn lehtë Adilin, duke provokuar reagimin e ashpër të tij. Pasi u dhanë kartonët, Zguro iu drejtua me një puthje ironike Adilit, duke lënë të kuptohet se e realizoi misionin.