Adem Maca, boksieri 15 vjeçar me origjine nga Mirdita, por i lindur dhe i rritur ne Angli, me ne fund ka marre lejen e Federates Europiane te Boksit per te perfaqesuar Shqiperine ne aktivitetet e ndryshme nderkombetare. Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire per boksin tone sepse kemi te bejme me nje sportist qe eshte shpallur dy here kampion i Europes me moshat.

Maca nderkohe ka perfaqesuar edhe Vllaznine ne nje kampionat U16 duke u shpallur kampion i vendit. Me pas u be gati ta perfaqesonte Shqiperine ne Europianin e kesaj moshe, por Federata Europiane nuk e lejoi pasi ai duhet te plotesonte se pari disa dokumenta.

Dhe me ne fund keto dokumenta fale insistimit te familjes se Adamit, por edhe te Federates Shqiptare te Boksit, jane plotesuar tashme dhe eshte marre OK-i per te veshur fanellen kuqezi. Lajmin e ben te ditur trajneri personal i tij ne ekipin tone kombetar Klaudio Çekini.

Kujtojme se Adam Maca eshte 4 vite Kampion Kombëtar në shtetin e Anglisë, 1 herë Kampion i Shqipërisë duke përfaqësuar ekipin e Vllaznisë dhe 2 vite rradhazi Kampion Europe dhe një herë boksieri më i mirë në Europë.

Ne kete menyre tashme edhe Shqiperia do te kete nje aset me shume qe do ta perfaqesoje ne arenen nderkombetare duke besuar se do te vijoje sukseset e tij te nisura prej vitesh.
Gjergj KOLA