Ne ndeshjen e mbremshme ndaj Ishujve Faroe, kombetarja shqiptare nuk ka bere nje paraqitje aspak te mire dhe ndonese te gjithe prisnin fitoren e saj, ne fakt kuqezinjte duhet te jene te kenaqur edhe me barazimin sepse ne fundin e saj miqte kane rrezikuar seriozisht.

Disa prej lojtareve te kombetares tone nuk kane bere nje paraqitje ashtu siç pritej. Nderkohe sipas faqes se specializuar te statistikave “sofascore”, lojtari me i mire per skuadren tone ne kete ndeshje ka qene nje mbrojtes, pikerisht kapiteni Berat Gjimshiti.

Numri 6 ka marre noten me te larte nga te gjithe- 7.5. I dyti pas tij eshte vleresuar mbrojtesi i djathte Ivan Balliu 7.4 e me pas Ardjan Ismajli dhe Kristian Asllani secili me 7.3, Nedim Bajrami 7.2 ndersa me noten 6.0 jane vleresuar tre futbolliste, Keidi Bare, Mario Mitaj dhe Thomas Strakosha.

Lojtaret me pak te vleresuar jane Mirlind Daku, Ernest Muçi dhe Arbnor Muçolli secili me noten 6.4 ndersa aty afer eshte edhe sulmuesi tjeter Sokol Cikalleshi me 6.5, ndersa Qazim Laçi dhe Myrto Uzuni jane vleresuar me noten 6.6