Ditet kalojne dhe per Vllaznine e futbollit te femrave shtohet ankthi per dy sfidat e fazes play-off qe do te luajne ne Shkoder ndaj ekipit ukrainas Vorskla Kharkiv-2, pikerisht me 21 dhe 28 shtator.

Pergatitjet vazhdojne por nderkohe trajneri Leka ka marre nje lajm te keq ne kete pragndeshje. Autorja e golit te kualifikimit ne ndeshjen e muajit te kaluar ndaj ekipit sllovak Spartak Myjava, Jehona Shala, nuk do te jete e gatshme per ndeshjet ndaj ekipit ukrainas.

Ajo u demtua pikerisht ne pjesen e dyte te kesaj ndeshje qe u luajt me 21 gusht ne Petrovac te Malit te Zi dhe pas ekzaminimeve te bera, ka rezultuar qe demtimi te jete me i rende nga sa u mendua dhe si rrjedhoje mjeket i kane rekomanduar disa dite pushim.

Ne keto rrethana, eshte e sigurte qe ajo i ka humbur te dyja ndeshjet ndaj Vorskla Kharkiv-2 dhe kuptohet qe kjo do te jete nje mungese e madhe per stafin teknik sepse Shala tregoi qe eshte nje element shume i rendesishem ne maje te sulmit kuqeblu.

Tashme mbetet per t’u pare sesi do te zgjidhet problemi i zevendesimit te kesaj lojtareje, por padyshim qe kontigjenti i lojtareve qe ka ne dispozicion Vllaznia eshte mese i mjaftueshem dhe ne vend te saj do te aktivizohet nje tjeter lojtare cilesore.

Ekipi shkodran do te tentoje arritjen historike hyrjen ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League” dhe per ta bere kete gje i duhet te kaloje kundershtaret ukrainase ne dy perballjet qe do te luhen kete muaj ne “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/