Arbitri shkodran Indrit Myrtja është rikthyer mbrëmë të arbitrojë sërish në Superligë por këtë herë jo si kryesor por ai “arbitër linje”.

Kështu, ai mbrëmë ka qenë pjesë e arbitrave që drejtuan ndeshjen Tirana- Kukësi ku kryesor ka qenë Enea Jorgji dhe ndihmësa të tij Ermal Barushi dhe Ridiger Çokaj.

Ndërsa pas porte, në linjë kanë qenë Indrit Myrtja dhe Laver Alla. Arbitrimi i tyre ka qenë thuajse perfekt dhe ndonëse në ndeshje ka patur edhe 11-metërsh, edhe karton të kuq por edhe tension në momente të caktuara, në fund asnjëri ekip nuk ka patur kontestime për arbitrat.

Ky është një vlerësim edhe për Myrtajn megjithatë ajo që pritet është më shumë vëmendje nga Sektori i Arbitrimit në FSHF për t’i dhënë ndeshje si kryesor.
© shkodrasport.com