Tirana-Partizani mund të vendosë finalen e Ligës së Konferencës ose mund të ndikojë për mirë apo për keq.
Në sfidën e ditës së hënë do të jenë të pranishëm në “Air Albania” inspektorë të UEFA-s. Ata do të ndjekin nga afër ndeshjen dhe do të shohin masat e sigurisë në impiantin e ri si dhe sjelljen e tifozëve në stadium.
Nga ana e FSHF-së klubeve u është njoftuar se janë nën monitorim dhe tifozët duhet të sillen në mënyrë shembullore. Shkurt, derbi është një nga provat gjenerale për finalen e fundsezonit.
Ngjarjet ne Shqiperi- Poloni kane bere jehone nderkombetare dhe si rrjedhoje UEFA deshiron te jete sa me e garantuar per mbarevajtjen e finales se Liges te Konferences.