Edhe pse ende nuk mund të thuhet nëse ndryshimi do të jetë pozitiv, për momentin siguria e vetme është që Interi do të menaxhohet nga kanadezët. Forndi amerikan “Oaktree” i ka shitur 100% të aksioneve zikaltër fondit “Brookfield”.
Ky operacion, i cili mendohet se ka kushtuar rreth 3 miliardë dollarë, është i komplikuar pasi tani është finalizuar një aksion i nisur që në 2019-ën. Fondi kanadez ka blerë edhe 26% të mbetura të fondit amerikan, i cili tashmë është plotësisht nën kontroll të të parit. Kjo do të thotë se për Interin nuk ndryshon asgjë pasi “Brookfield” zotëronte shumë kohë më parë shumicën e aksioneve të “Oaktree”.
Ajo që vlen për tu trheksuar është fakti se do të jetë pikërisht “Brookfield” që do të kalojë këstin e parë prej 73 milionë eurosh për të blerë “San Siro”, operacion ky që duhet të finalizhet brenda dhjetë ditësh.







