Pavarësisht se tensioni mbetet ende i lartë, Marota pritet t’i paraqesë Mauro Icardit ofertën për rinovimin e kontratës.

Klubi zikaltër nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat e futbollistit dhe menaxheres së tij, Vanda Nara.

Sipas mediave italiane, në kontratën e re, sulmuesit do t’i ofrohet pagë 6,5 milionë euro në sezon, e cila do të vijë në rritje deri në vitin 2023. Shifra është shumë larg pretendimeve të Icardit, ku kërkesa është 9 deri në 10 milionë euro.