Monday, February 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Inter-Juve duhet të riluhet', shoqata e mbrojtjes së konsumatorëve në Itali reagon...

‘Inter-Juve duhet të riluhet’, shoqata e mbrojtjes së konsumatorëve në Itali reagon pas skandalit: Dëme të rënda për të gjithë bastexhinjtë

Ndeshja mes Interit dhe Juventusit duhet të riluhet pasi episodi i ndëshkimit të padrejtë të Pierr Kalulu me karton të kuq ka orientuar në mënyrën e gabuar fatin e takimit.

I këtij mendimi është Marko Donzeli, presidenti i “Codacons”, shoqatë e cila mbron konsumatorët në Itali e jo rrallë ka qenë pjesë edhe e diskutimeve rreth futbollit sidomos kur bëhej fjalë për thyerjen e rregullave nga klubet. Ai ka kërkuar që të ndiqet shembulli i disa kompanive të basteve, të cilat kanë bërë rimbursim ndaj atyre që kanë humbur baste si rrjedhojë e këtij vendimi.

“Episodi i përjashtimit të Kalulu influencon në mënyrë të rëndë jo vetëm ndeshjen duke dëmtuar Juventusin, por i shkakton dëme të rënda të gjithë bastexhinjve, të cilët kanë shpenzuar paratë e tyre mbi këtë ndeshje. Ndeshja duhet të riluhet, bastet duhet të anulohen dhe bastvënësit duhet të rimbursohen plotësisht për paratë e shpenzuara. Përndryshe humbet besueshmëria e sektorit të basteve dhe e gjithë botës së futbollit”, ishin fjalët e tij rreth polemikës që ka pushtuar futbollin italian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments