Leo Messi i urren gënjeshtrat. Kështu ka quajtur lajmin e fundit nga TNT Sports, sipas të cilit Interi është skuadra ku argjentinasi po përgatitet të luajë sezonin tjetër.

Zëra të tillë duket se e kanë shqetësuar shumë “Pleshtin”, i cili ka garantuar edhe një herë besnikëri ndaj Barcelonës, duke reaguar nëpërmjet Instagramit të tij në hapësirën Insta Story.

Ai ka shpërndarë foton e lajmit dhe ka vendosur disa fjalë mbi foton screenshot. “Ky është një lajm fals dhe e njëjta gjë vlen dhe për mediet që raportuan se do të shkoj te “Newlle’s Old Boys.

Fatmirësisht, askush nuk i beson ato”, – shkruan sulmuesi.