Takimi me Flamurtarin konsiderohet shumë i vështirë për Vllazninë sepse do të luajë ndaj njërës prej skuadrave më në formë aktualisht të kampionatit. Skuadra shkodrane ka probleme mungesash por edhe loja e zhvilluar në ndeshjet e fundit, ka treguar se ka jo pak dobësi, sidomos në lojën mbrojtëse. Pikërisht për të gjitha këto, trajneri Ernest Gjoka ka vendosur të ndryshojë disa gjëra në formacion dhe në skemën e lojës.

Kështu, në portë do të jetë sërish Sherri e në mbrojtje katërshja e përbërë nga Gocaj, Gurishta, Orelesi e Marku. Në mesfushë ndërkohë do të rikthehet të luajë nga minuta e parë sërish Krymi. Përkrah tij në qendër të këtij reparti do të jetë Tafili i cili rikthehet edhe ky nga dëmtimi që ka patur. Në krahë ndërkohë do të jenë Lika e Hasani ndërsa para tyre, në rolin e sulmuesit të dytë do luajë Vucaj ndërsa Atsina do të jetë në fushë nga minuta e parë në sulm. Me këtë 11-she, Vllaznia do të kërkojë të mos dalë pa pikë nga sfida ndaj vlonjatëve.

© shkodrasport.com