Ndër vite gjithmonë ka ekzistuar një debat në botën e futbollit në lidhje me bashkimin e dy yjeve si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Si portugezi ashtu edhe argjentinasi kanë lënë gjurmë në këtë sport dhe konsiderohen ndër më të mirët në historikun e tij.
Duke qenë se kanë ende për të demostruar drejtuesit e Inter Miamit me në krye David Beckham kanë menduar ta tentojnë transferimin e ‘’ Cr7 ‘’ në Major League Soccer, lëvizje e cila do të rezultonte tejet e bujshme në çdo aspekt.
Anglezi është një figurë ambicioze dhe nëse do t’ia arrijë qëllimit për futbollin amerikan do të ishte një impakt shumë i madh. Ish- mesfushori e ka demostruar kapacitetin e tij edhe si lojtar dhe po punon fort për të bashkuar Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
Edhe pse drejt metrave të fundit të karrierës, ‘’ La Pulga ‘’ dhe ‘’ El Bicho ‘’ vijojnë të tregojnë se mosha është vetëm një numër dhe se diferencën e bën pasioni për këtë sport.
Nëse i referohemi asit të Al-Nassr duhet theksuar se në sezonin aktual numëron 18 gola dhe 3 asiste në 22 sfida ndërsa kampioni në fuqi i botës me ‘’ Albicelestët ‘’ e finalizoi sezonin me Inter Miamin duke kontribuar me 43 gola dhe 26 asiste në 49 sfida.


