Friday, March 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREInter Miami nderon Messin: Tribunë speciale me emrin e tij në stadiumin...

Inter Miami nderon Messin: Tribunë speciale me emrin e tij në stadiumin e ri

Klubi amerikan Inter Miami ka vendosur të bëjë një gjest të veçantë për kapitenin e tij, Lionel Messi, duke i dedikuar një tribunë në stadiumin e ri “Nu Stadium”.

Tribuna do të quhet “Leo Messi Stand”, një vendim i pazakontë në botën e futbollit, pasi zakonisht këto nderime u rezervohen legjendave të pensionuara. Në një deklaratë zyrtare, klubi theksoi se kjo është një përjashtim nga tradita, pasi Messi po shkruan historinë në kohë reale me paraqitjet e tij.

“Zakonisht nderimet i përkasin së kaluarës. Ndërtohen mbi kujtime. Kjo është ndryshe. Kjo lind nga e tashmja dhe nga emocionet që ndjen çdo herë që Leo hyn në fushë,” thuhet në reagimin e klubit. Stadiumi i ri me kapacitet 26,700 vende do të inaugurohet më 4 prill, kur Inter Miami do të përballet me Austin FC.

Që nga transferimi në vitin 2023, Messi ka udhëhequr ekipin drejt disa sukseseve të rëndësishme, përfshirë fitimin e Leagues Cup, Supporters’ Shield dhe titullin kampion në MLS. Argjentinasi është gjithashtu lojtari më i mirë në historinë e klubit për gola dhe asistime, me 82 gola dhe 53 asistime në 94 ndeshje.

Së fundmi, ai arriti një tjetër moment historik duke shënuar golin e 900-të në karrierë, duke u bërë vetëm lojtari i dytë që arrin këtë shifër pas rivalit të tij të madh, Cristiano Ronaldo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments