Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka nxjerrë vendimet e fundit dhe ajo që bie në sy është gjoba në dëm të Egnatias.
komisioni-disiplina-fshf
Siç bën me dije komisioni, klubi rrogozhinas do të duhet të paguajë 100 mijë lekë (të reja), pas sjelljes së gabuar të tifozëve dhe hedhja e sendeve në fushë.
Gjithashtu janë dënuar dhe disa lojtarë nga moshat me disa ndeshje pezullim, për sjellje jo sportive.
VENDIMET:
KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Lojtari i KF Partizani U-15, Frenki Vyshka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Laçi U-19, Alesio Mema, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Skënderbeu U-19, Rei Dalipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i AF Elbasani U-19, Fabjan Tartari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Bylis U-17, Amet Shehaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i AF Elbasani U-17, Ardjan Nonaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Djelmia Shkodrane U-17, Albi Brojaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.