COVID-19 vendos sërish në ankth Interin, teksa shoqëria zikaltër ka konfirmuar së fundmi një rast pozitiv. Fjala është për Danilo D’Ambrozion.

Mbrojtësi kishte ndier simptoma të dielën, ditën e ndeshjes ndaj Torinos, mirëpo futbollisti u largua nga grupi i lojtarëve të tjerë.

Pas kreu një test të shpejtë rezultoi negative, megjithatë tamponi i fundit që ka edhe një përqindje saktësie shumë më të lartë, e konfirmoi pozitiv.

Tashmë, D’Ambrozio është izoluar, ndërkohë që edhe pjesa tjetër e skuadrës do të duhet t’i nënshtrohet kontrolleve për të shmangur çdo dyshim dhe mundësi për të përhapur virusin e rrezikshëm, që vazhdon në këtë formë të kondicionojë botën e futbollit herë pas here. /VipSport/