Në stërvitjen e pasdites së sotme, zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” kanë qenë të pranishëm shumë prej futbollistëve që kanë mbyllur sezonin e kaluar me Vllazninë. I vetmi që ka munguar ka qenë mesfushori Arlind Kalaja.

Siç është bërë e ditur, atij i ka përfunduar kontrata që ka patur me klubin kuqeblu dhe ka kërkuar që para se të dalë në stërvitje, të ulet e të bisedojë me drejtuesit për çështjen e kontratës së re. Pa u sqaruar kjo gjë, ai ka vendosur që të mos bashkohet me ekipin në stërvitje. Por me siguri që kjo gjë ka për t’u sqaruar shumë shpejt. Kjo ngaqë si lojtari ashtu edhe klubi, kanë dëshirë që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe 22 vjeçari mendohet të jetë një pikë e rëndësishme e Vllaznisë së sezonit të ri.

© shkodrasport.com