Pasditen e sotme ashtu siç pritej, ekipi i Vllaznisë ka kryer të parën seancë stërvitore në përgatitjet e tij për sezonin e ri futbollistik. Ajo që ka rënë në sy në këtë stërvitje të parë ka qenë prania e 22 futbollistëve, të gjithë shkodranë. Kuptohet që kanë qenë ata të cilët janë nën kontratë me këtë ekip dhe po ashtu edhe disa futbollistë të ardhur nga ekipi U-19.
Po ashtu, ajo çfarë është konstatuar ka qenë mungesa e Arsen Hajdarit, Arenc Dibrës dhe Bekim Erkoçeviq. Këto tre futbollistë mesa duket nuk do të jenë më pjesë e Vllaznisë për sezonin e ri ngaqë nuk e kanë bindur aq sa duhet stafin teknik me paraqitjet e tyre një sezon më parë. Në ditët në vazhdim padyshim që do të ketë zhvillime të tjera tek kuqeblutë.
© shkodrasport.com