Uefa Conference League do luajë në 25 maj finalen e parë të këtij turneu. Dueli merr jetë në “Air Albania” dhe të shumtë do jenë tifozët e Romës dhe Feyenoord që do duan të jenë në Tiranë ata mbrëmje.

Mediet italiane bëjnë me dije se e marta do jetë dita kur UEFA do nxjerrë në shitje biletat, me interesin që është i madh edhe nga tifozët shqiptarë.

Me kapacitet 21.600 vende, stadium do i nënshtrohet disa ndryshimeve për arsye sigurie, duke ulur numrin e tifozëve në 19.000.

UEFA do i shesë biletat online, me personat e interesuar që janë regjistruar në hapat filelstare tanimë. Të martë pritet dyndje në dyqanin online të UEFA, me më fatlumët që do kenë në dorë një biletë.

Janë afro 10 mijë bileta që do jenë në treg, teksa nga 4 mijë bileta UEFA i ka dhuruar për klubet./newsport/