Vllaznia e femrave e nisi mbare edhe fazen e dyte te kampionatit duke mundur me rezultatin e paster 3-0 njerin prej ekipeve finaliste te Kupes se Shqiperise te ketij sezoni- Partizanit.
Ne fakt kjo ndeshje ka qene “e sikletshme” per vajzat kuqeblu te cilat kohet e fundit kane pesuar ndryshime kohet e fundit. Shumekush ka qene i interesuar ta shohe Vllaznine se si do te funksionoje pa Megi Doçi, por ne fakt lojtarja qe ka ardhur per ta zevendesuar- Fortesa Berisha e ka bere deri diku mire punen e saj duke ofruar garanci edhe per te ardhmen.
Po ashtu edhe portierja Briana Lee O’Dell ofron shume garanci ne mes te katerkendeshit, çka i ka kenaqur pjestaret e stafit teknik. Edhe sulmuesja anesore- japonezja Risa Yamada ndonese nuk luajti shume minuta, tregoi se ka elemente te mira dhe qe do t’i sherbeje skuadres.
Ne kete menyre, Vllaznia e nisi me fitore edhe fazen e dyte dhe vazhdon me te njejtin hap si Tirana te kryesoje renditjen. Perballja me kete skuader ne Shkoder si dhe ajo me Apolonine ne Fier, do te tregoje me shume per ekipin kuqeblu, megjithate ajo qe do te vendose do te jete faza e “Final 4”.
Pavaresisht gjithçka, Vllaznia eshte e vendosur per ta fituar edhe kete vit titullin kampion, i cili do te ishte i 11-ti rradhazi per te./SHKODRA-SPORT.COM/