Nga Gjergj KOLA

Atleti shkodran Gezim Dimnaku vazhdon te jete protagonist ne Kanada duke arritur nje tjeter sukses ne garen e rradhes ku ka marre pjese. Behet fjale per Kampionatin Kombetar te Kanadase per Salla te Mbyllura.

Ai ka konkurruar ne kategorine Master (mosha +30) te Montrealit dhe ka arritur te dominoje duke marre 6 medalje ari ne disiplinat perkatese ku ka marre pjese.

Konkretisht ne 50 m sprint, ne 50 m me pengesa, ne 200 metra, kercim trehapesh, kercim se gjati dhe kercim se larti. Ne kete te fundit ka thyer edhe rekordin e Quebec me 1.71 m, rekord ky qe mbahej nga vete Dimnaku

Sa per kuriozitet, maksimumi i medaljeve qe mund te merrte nje sportist ne garat e ketij kampionati ishte gjashte, çka do te thote se Gezim Dimnaku ka arritur te marre maksimumin ne keto gara. Njekohesisht ju kujtojme se atleti shkodran kryeson edhe ranglisten boterore per moshen e tij ne garen e kercimit se larti

Padyshim qe kjo e ben edhe me te veçante kete sportist i cili ndonese ne moshen 52 vjeçare, vazhdon ta ushtroj me shume pasion atletiken, ndonese punon si kryetrajner ne nje klub, megjithate deshira e tij per te qene ne piste eshte shume e madhe dhe ate e shtojne edhe rezultatet e larta qe arrin ne çdo gare ku merr pjese./SHKODRA-SPORT.COM/