Kane mbetur edhe me pak se dy dite nga ndeshja e shumepritur Vllaznia- Tirana dhe ne Shkoder interesimi per te duket shume i madh.
Thirrjet e shumta ne rrjetet sociale per te mbushur stadiumin “Loro Boriçi” ne kete sfide shume te rendesishme, duket se e kane bere efektin e vet.
Diten e sotme, sipas njoftimit te dhene nga vete klubi Vllaznia, ka nisur shitja e biletave te kesaj ndeshje dhe burime prane tij bejne te ditur se ne kete dite te pare ka patur nje interes shume me te madh se heret e tjera.
Flitet per nje numer te madh biletash te shitura dhe me kete ecuri, edhe neser gjasat jane qe te shitet numri i biletave per kapacitetin qe lejohet ne stadium.
Vllaznia duket shume e motivuar per ta fituar kete ndeshje dhe kuptohet qe edhe me ndihmen e tifozeve mund t’ia dale. Per te treguar se çfare roli kane tifozet ne ecurine e kuqebluve po ju risjellim kete video te para kater viteve ne perballjen shume delikate ndaj Tiranes./SHKODRA-SPORT.COM/