Zv.trajneri i Kastriotit, Shkëlzen Rustami, foli pas humbjes 1-2 ndaj Teutës në Kamzë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, ai u shpreh:

“Sot ishte humbja e katërt radhazi për ne, na i komplikon pak situata. Kishim një kundërshtar si Teuta përballë, me eksperiencë.

U munduam që në pjesën e parë, të ruanim ekuilibrat dhe mos rrezikonin. Në fundin e pjesës së parë, morëm një gol. Skuadra u mundua të reagojë. Kërkuam të mos binte preh e presionit psikologjik.

Në pjesën e dytë kishim disa zëvendësime të detyruara, për shkak të dëmtimeve. Mungesa e De Silvës ka javë që na shqetëson. Me qetësi them se skuadra do të dijë t’i reagojë. Ndeshjet e tjera do të jenë si finale, për objektivin që kemi, qëndrimin në Superiore.

De Silva mungon për shkak të dëmtimit, zëvendësimi i Rezit ishte për t’i dhënë më tepër freski lojës. Husein ishte jashtë kondicionit fizik.

U munduam ta freskonim skuadrën me lojtarë të rinj. Nuk është e thënë që Rezi shënoi dhe nuk duhej zëvendësuar. Kështu e vlerësuam si staf”, u shpreh zv.trajneri i Kastriotit.