Laçi barazoi në shtëpi me Skënderbeun duke lënë dy pikë që I kushtojnë shumë, pasi tashmë është edhe më larg objketivit titull. Trajneri Shpëtim Diuro ankohet për fazën sulmuese, ndërsa në “gol pas goli” në “Supersport”, ai ka pohuar në analizën post-Skënderbeu se: “Janë ndeshje që të vjen keq që mund të përfundojnë kështu.

Ka qenë dominimi ynë gjatë gjithë lojës. Por me skuadra që qëndrojnë 90 minuta mbrapa e nuk shënon, vështirësohet me kalimin e minutave, janë vështirësi për të zgjidhur. Kur nuk shënojnë sulmuesit bëhet shumë e vështirë.”

“E kam thënë edhe sot që situata më të favorshëm i kishin mesfushorët. Më vjen keq por skuadra ka luajtur gjatë lojës pozitivisht. Futbolli i tillë është, në situat të atilla ndëshkohesh edhe më keq. Ky është futbolli…”

“Nëse ka pas dorën e hapur dhe prekje me dorë e Zhan Viktor, është 11- metërsh, Lojtarët ma thanë.”

“Të tre mesfushorët, sot mund të kenë dal minimalisht 3 herë për të shënuar, janë këto mesfushorë që organziojnë, por kanë dalë disa herë. Kjo tregon që kanë mundësi, por nuk kanë finalizuar.

Ata kanë qenë zgjidhja, se kur sulmuesit nuk shënojnë, e kam këtë vështirësi, kemi sulmues që kanë 4 muaj pa shënuar dhe e kam zgjidhur me mesfushorë e mbrojtës. Është e vështirë kur nuk ke sulmues që finalizojnë”, – tha trajneri Shpëtim Duro pas ndeshjes me Skënderbeun, sot në Laç.