Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli është shfaqur shumë i lumtur për barazimin e skuadrës së tij ndaj laçit.

Për mikrofonat e “Supersport”, tekniku pogradecar tha se për atë që treguan skuadrat në fushë, barazimi ishte rezultati më i drejtë.

“Dua të komplimentoj të dyja skuadrat për lojën e drejtë që bënë. Unë kam qenë trajner në Laç dhe kam respekt për njerëzit këtu. Ne bëmë një ndeshje perfektë sot, por nuk i shfrytëzuam rastet tona, ashtu siç kishte edhe Laçi. Barazimi për atë që dhanë skuadrat, ishte rezultati më i drejtë.

Rexhepi është një portieri është shumë i mirë, Ia kemi dhënë mundësinë dhe ka bërë mirë. Skuadra sot luajti në bllok dhe i la pak hapësira kundërshtarit. Për këtë ndeshej lojtarëve i thashë vetëm 2 fjalë. Kam kuptuar që e duan veten më shumë.

Qyteti, klubi dhe unë i mbështetim. Kur i kemi këto, atëherë rezultatet vijnë. Deri sa të na mbajë matematika në Superiore nuk do them asnjë fjalë”, tha Memelli.