Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhene sot lajmin se shume shpejt do te nise puna per ndertimin e tre stadiumeve te reja, pikerisht ne qytetet e Durresit, Vlores dhe Korçes. Shto atyre edhe premtimin e vjeter per rindertimin e “Selman Stermasit” ne kryeqytet.

Por nje vendim i tille ka irrituar se tepermi opinionin sportiv ne Kavaje, qytetin me shume tradite ne futbollin shqiptar, stadiumi i te cilit eshte shnderruar tashme ne germadhe. Per kete stadium, vete kryeministri kohe me pare pat premtuar se do ta ndertonin nga e para, por sot tregoi se “ishte thjesht nje premtim”.

Pikerisht per kete premtim te pambajtur, ka reaguar edhe gazetari i njohur sportiv kavajas Feriz Ferizaj i cili permes nje postimi ne rrjetet sociale, por edhe ne faqen e kryeministrit, shkruan:

“Rama zbyth premtimet per stadium te ri ne Kavaje. Disa ore me pare Kryeministri Rama dha nje “sihariq” per kavajasit se premtimet qe nga ish-kryetari Rroshi deri me sot, do te mbeten vetem mashtrime dhe nuk dihet edhe sa vite duhet te presin tifozet verdhezinj per te patur stadiumin e tyre.

I ndertuar ne 1975 me ndihmen e ish-Presidentit, z Alfred Moisiu.stadiumi Kavajes nuk njohu me asnje investim. Mesa duket Rama nuk ia fal kavajsve qe me 25 Mars 1990 tronditen themelet e Baballareve.pikerisht nga ky Tempull Lirie A eshte kjo hakmarrje? Sido te jete ky eshte nje Turp dhe fyerje per Historine. Lavdine. Koontributin qe Kavaja i dha futbollit shqiptar.

KAVAJA MERITON me shume se cdo qytet tjeter te kete Stadiumin e Ri, pasi dhe kavajasit jane taksapagues e meritojne tu kthehen ne investime taksat e tyre. Kjo Foto Akuzon me shume sesa cdo PREMTIM i rreme”.