Erzeni është shumë pranë afrimit të parë në merkaton e janarit. Klubi shijakas ka hedhur sytë nga Italia dhe pritet të afrojë mbrojtësin shqiptar që aktivizohet në Serie D, Marjan Gurini.

Ky futbollist mesohet se ka lindur ne Shkoder dhe me pas ka udhetuar drejt Italise ku eshte rritur dhe eshte formuar si futbollist. I datelindjes 10 mars 1999, ky lojtar kerkon te tregoje per here te pare vlerat e tij ne futbollin shqiptar dhe deshiron ta nise nga Erzeni qe ka vendosur t’i besoje.

Media të ndryshme bëjnë me dije se Gurini do të mbërijë në ditët në vijim në Shijak ku do të firmos kontratën e tij dhe do të bëhet zyrtarisht lojtar i Erzenit. Gurini aktivizohet si mbrojtës i djathtë dhe është 23 vjeç.

Më parë Gurini është aktivizuar për Tau, Sammaurese, Sudtirol, Delta e Rezzato, ndërsa është formuar në akademinë e Chievos. Karriera e tij deri më tani është shpërndarë mes Serie C dhe Serie D në Itali, ndërsa tashmë është gati për një aventurë të re në “Abissnet Superiore”.