Frenk Kesi është një ndër lojtarët më të mirë që ka Milani në skuadër. Së fundmi, 24-vjeçari është bërë temë në klubin kuqezi për çështjen e rinovimit të kontratës.

Pasi ka refuzuar disa oferta të mëparshme të Milanit, sipas gazetës angleze ‘’90min’’, Kesi ka refuzuar përfundimisht rinovimin e kontratës me Milanin duke u prishur planet për mesfushën kuqezinjve.

Arsyeja është e thjeshtë, paga e lartë që kërkon mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk mund të plotësohet nga Milani e cila kërkon të ruaj balancat ekonomike të klubit. Sipas gazetës angleze vendimtare ka qenë interesimi i PSG-së që do të tentojë të afrojë Kesin me parametra zero verën që vjen.