Kane kaluar 25 minuta loje ne “Loro Boriçi” dhe pavaresisht epersise se vendasve, rezultati vazhdon te jete ende 0-0 ne mes Vllaznise dhe Flamurtarit ne ndeshjen e vlefshme per javen e fundit te kampionatit.

Vllaznia e nisi ndeshjen me nje ndryshim te vetem ne krahasim me takimin e kaluar ndaj Partizanit. Kete here ne porte nuk ishte Sherri por maqedonasi Efremov.

Ne minuten e 16-te Vllaznia ka nje rast shume te mire. Marku gjuan ne drejtim te portes dh mbi vijen fatale ka qene nje nga mbrojtesit vlonjate qe ka shpetuar porten e tij nga nje gol i sigurte.

Ne minuten e 21-te pas nje kundersulmi te shpejte, Vllaznia ka nje mundesi te mire per te shenuar por Junior perballe Moçkes gjuan mbi traverse.

VLLAZNIA- FLAMURTARI 0-0

VLLAZNIA: Efremov, Gurishta, Shehi, Adili, Kruja, Krymi, Marku, Lika, Sidorenco, Zogaj, Junior. Tr: H. Dedja

FLAMURTARI: Moçka, Balilaj, Ballaj, Hasanaliaj, Muçollari, Mukaj, Qarri, Lucas, Hoxhaj, Rrapaj, Ribaj. Tr: D. Resuli

ARBITER: KLODIAN SHAHINI (DURRES)