Për të tretën herë rresht skuadra e Adës nuk arrin të fitojë në fushën e saj në këtë kampionat, në po aq ndeshje të luajtura. Por nëse me Besën dhe me Gramshin, të paktën ajo ka arritur të shënojë, dje nuk e ka bërë këtë gjë sepse lojtarët e saj nuk kanë mundur ta gjejnë dot rrugën e rrjetës. Ndaj Kukësit ka qenë një ndeshje shumë interesante për vetë pozitat e të dy skuadrave në tabelën e renditjes.

Tek Ada në këtë ndeshje është aktivizuar edhe Kaçi por megjithatë prania e tij sërish nuk solli asgjë të mirë për skuadrën e tij. Në ndeshjen e djeshme, fitorja u kërkua me instistim nga vendasit por ndoshta lojtarët e saj nga dëshira e madhe për të dalë tek goli, nuk bënë lojën e duhur.

 

Skeda e ndeshjes

Ada- Kukësi 0-0

Ada: Dervishaj, Osja, Arra, Tota, Lini, Verri (Gogaj 46’), Isufi, Pellumaj, Ferlushkaj, Puka, Kaçi (Lushaj 83’). Tr: S. Nikaj

Kukësi: Koçi, Berberi, Lila, Pashaj, Renxa, Mziu (M. Kola 83’), Thana, Jevdeviç, Malo, Ivanaj, Rexhepi (E. Kola 75’). Tr: Sh. Berberi

Gjyqtarë: Sh. Guçe, E.Prifti, M. Qosja (Lushnjë)

Kartona të verdhë: Isufi, Berberi , Lila,

Kartona të verdhë: Puka , Thana