Një tjetër fitore ka arritur skuadra e Juban Danjës në javën e dytë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave. Pas fitores në javën e parë të kampionatit me The Door 5-1, dje vajzat e presidentit Ferdinand Jaku kanë mundur thellësisht Shkëndinë e Durrësit me rezultatin 7-0. Ka qenë një fitore e cila nuk është vënë asnjëherë në dyshim nga vajzat e kësaj skuadre e cila po konfirmohet gjithnjë e më tepër si pretendente për titullin kampion këtë sezon.

Për Juban Danjën pasditen e sotme në Durrës, protagonistja kryesore ka qenë futbollistja kosovare që luan në rradhët e saj, pikërisht Advije Veliu e cila ka shënuar plot 5 gola në këtë takim. Golat e tjerë kanë patur për autore Klaudia Rrotanin dhe Anela Vishkullin. Me këtë fitore, Juban Danja është në krye të tabelës së klasifikimit pas javës së dytë të dytë të kampionatit, me pikë të plota 6 dhe me një golaverazh shumë të mirë, 12-1.