Javë e mbarë kjo e dyta për ekipet shkodrane të futbollit të femrave. Edhe “The Door” ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Dardanisë, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Kamëz. Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e dytë të kampionatit të femrave dhe “The Door” e ka shpartalluar kundërshtarin me rezultatin e thellë 9-2.

Gjashtë prej golave për ekipin shkodran kanë patur për autore të njëjtën futbolliste, pikërisht kapitenin Marsela Djegsina ndërsa tre të tjerët janë shënuar nga Elmedina Shega.