Humbja në Vlorë mund t’I ketë rënduar pozitat e tij por vetë Mirel Josa duket I qetë në këtë drejtim. Skuadra e tij ende nuk ka marrë asnjë pikë në ndeshjet jashtë këtë kampionat dhe I pyetur për këtë gjë, ai është shprehur: “Unë kam një kontratë me klubin Vllaznia dhe e respektoj atë. Në kontratën që unë kam të firmosur, nuk e kam të shkruar që duhet të fitoj në transfertë për të mbetur trajner I Vllaznisë.

Sigurisht po nuk more pikë jashtë, ecuria nuk është e mirë, por e përsëris, kontrata ime nuk e përfshin largimin në një rast të tillë. Do të vazhdoj ta respektoj atë deri në fund”. Por, në të vërtetë, a rrezikon Mirel Josa shkarkimin nga posti I trajnerit të Vllaznisë? Kësaj pyetje duhet t’I përgjigjen drejtuesit e klubit shkodran që ende nuk janë prononcuar në lidhje me këtë gjë.