FAQJA E PARE BOKSNelson Hysa paralajmëron Agit Kabayel: 92% të fitoreve i kam me nokaut,...

Nelson Hysa paralajmëron Agit Kabayel: 92% të fitoreve i kam me nokaut, dua ta mbyll shpejt ndeshjen!

Përballja e shumëpritur mes boksierit shqiptar Nelson Hysa dhe gjermanit Agit Kabayel po afron. Dy boksierët do të ngjiten në ring më 28 nëntor në Dyseldorf, në një duel të kategorisë së rëndë për titullin WBC, që përkon me Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në prag të kësaj sfide, Hysa ka përcjellë një mesazh të fortë për rivalin e tij, duke theksuar se është përgatitur maksimalisht për atë që e konsideron ndeshjen më të rëndësishme të karrierës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, boksieri shqiptar ka treguar sakrificat dhe punën e bërë gjatë periudhës përgatitore, larg familjes dhe vendit të tij.

“Pas çdo momenti të madh që shihet në ring, fshihet një rrugëtim i gjatë që pak kush e njeh nga afër. Ditë të tëra stërvitjeje, sakrifice, disipline dhe larg familjes e vendit tim. Çdo ditë në këtë kamp ka pasur një qëllim të vetëm: të përgatitem sa më mirë për sfidën më të madhe të karrierës sime”, shkruan Hysa.

Megjithatë, pjesa më sfiduese e mesazhit të tij i drejtohet drejtpërdrejt Kabayel. Shqiptari vë në dukje statistikën mbresëlënëse të fitoreve të tij me nokaut, duke paralajmëruar se nuk preferon që përballjet të zgjasin deri në raundet e fundit.

“92% e fitoreve të mia janë me nokaut. Disa njerëz e çojnë ndeshjen deri në fund. Unë preferoj t’i mbyll gjërat shpejt. Shifrat nuk gënjejnë”, shprehet boksieri shqiptar.

Hysa thekson gjithashtu se suksesi në ring nuk varet vetëm nga forca fizike, por edhe nga karakteri, përkushtimi dhe besimi te ëndrra.

Në fund, ai nënvizon se më 28 nëntor do të përfaqësojë më shumë se veten, duke mbajtur mbi supe krenarinë kombëtare dhe flamurin shqiptar.

“Një ëndërr. Një flamur. Një histori për t’u shkruar! Më 28 nëntor le të bëjmë histori”, përfundon Nelson Hysa.Përmes një postimi në rrjetet sociale, boksieri shqiptar ka treguar sakrificat dhe punën e bërë gjatë periudhës përgatitore, larg familjes dhe vendit të tij.

“Pas çdo momenti të madh që shihet në ring, fshihet një rrugëtim i gjatë që pak kush e njeh nga afër. Ditë të tëra stërvitjeje, sakrifice, disipline dhe larg familjes e vendit tim. Çdo ditë në këtë kamp ka pasur një qëllim të vetëm: të përgatitem sa më mirë për sfidën më të madhe të karrierës sime”, shkruan Hysa.

Megjithatë, pjesa më sfiduese e mesazhit të tij i drejtohet drejtpërdrejt Kabayel. Shqiptari vë në dukje statistikën mbresëlënëse të fitoreve të tij me nokaut, duke paralajmëruar se nuk preferon që përballjet të zgjasin deri në raundet e fundit.

“92% e fitoreve të mia janë me nokaut. Disa njerëz e çojnë ndeshjen deri në fund. Unë preferoj t’i mbyll gjërat shpejt. Shifrat nuk gënjejnë”, shprehet boksieri shqiptar.

Hysa thekson gjithashtu se suksesi në ring nuk varet vetëm nga forca fizike, por edhe nga karakteri, përkushtimi dhe besimi te ëndrra.

Në fund, ai nënvizon se më 28 nëntor do të përfaqësojë më shumë se veten, duke mbajtur mbi supe krenarinë kombëtare dhe flamurin shqiptar.

“Një ëndërr. Një flamur. Një histori për t’u shkruar! Më 28 nëntor le të bëjmë histori”, përfundon Nelson Hysa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments