HomeKRYESOREInteri dhe Atletico në garë për Hysajn, dy oferta zyrtare te Napoli

Interi dhe Atletico në garë për Hysajn, dy oferta zyrtare te Napoli

Elseid Hysaj duhet të ndryshojë ekip gjatë merkatos së verës. Presidenti Aurelio de Laurentiis e ka deklaruar publikisht se kërkon një tjetër mbrojtës krahu, ndërsa napolitanët janë duke arritur marrëveshjen me Empolin për Giovanni Di Lorenzo. Afrimi i tij i hap derën e largimit Hysajt.

Mediet italiane raportojnë se Interi dhe Atletico Madridi kanë shfaqur interes për futbollistin. Ata duan që ta marrin mbrojtësin shqiptar. Tuttosport shkruan se në zyrat e Napolit ka ardhur oferta e parë e Atleticos që është 20 milionë euro për shqiptarin, por napolitanët duan 40 milionë euro.

Interi po interesohet gjithnjë dhe më shumë për shkodranin. Danilo i Manchester City-t duket një pistë më e vështirë se Hysaj, prandaj dhe vëmendja është kthyer te 25-vjeçari. Shqiptari e njeh dhe kampionatin italian, prandaj ka dhe më shumë siguri./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments