Interi ka shënuar fitore me rezultat 4-0 ndaj Firorentinës në kuadër të xhiros së tretë të Serie A.Të besuarit e Simone Inzaghit e nisën në sulm, duke e ditur që përballë kanë një kundërshtarë mjaftë të papërshtatshëm.

Kjo bëri që ta gjejnë edhe golin e parë me Marcus Thuram që shënoi për 1-0 në minutën e 24-të me një goditje me kokë.Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, Interi ishte i frikshëm.

Në minutën e 53-të, Thuram gjuajti, ndërsa nga goditja e kthyer shënoi Lautaro Martinez për 2-0.Interi fitoi penallti në minutën e 58-të, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhanoglu për 3-0.

Goli i katërt i Interit erdhi pas një aksioni të bukur ekipor, kur Martinez shënoi pas asistimit të Juan Cuadrados.Interi pas tri ndeshjesh ka 9 pikë dhe së bashku me Milanin ndajnë venin e parë. /Telegrafi/